Banorët e Tërstenikut kërkojnë ndryshimin e emrave të rrugëve (Dokument)

Banorët e lagjes Mulaj në Tërstenik të Drenasit po kërkojnë të bëhet ndryshim i emërtimeve të rrugëve në lagjen e tyre. Ata madje kanë bërë edhe peticion të cilin e kanë dërguar në komunë, por kjo e fundit nuk e ka marrë për bazë.
Sipas banorëve, disa persona në mënyrë tinëzare të lagjes Mulaj i kanë dërguar emrat qysh në fillim “komisionit” te rrugëve të Drenasit.
“Ne si banor kur e kemi marrë vesh se çka është bërë në lidhje me ketë emërtim kemi bërë peticion me 54 nënshkrime (familjare) dhe nuk i kanë marrë parasysh”, ka thënë njëri prej banorëve të lagjes Mulaj.
DrenicaOnline ka siguruar peticionin e banorëve të Tërstenikut dhe kërkesën e tyre të dorëzuar në komunë:
Kërkesa
Me kërkesë të banorëve të lagjes Mulaj të fshatit Tërstenik, kërkohet që të bëhet ndryshim i emërtimeve të rrugëve të kësaj lagjeje. Pajtimi është arritur për emërtimet e reja me pëlqim të të gjithë banorëve.
Për ndryshimin e emrave të rrugëve janë mbledhur nënshkrimet prandaj kërkojmë që të na respektohet kjo e drejtë dhe të miratohen emërtimet e reja.
Peticioni:
Bejeni LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU