VV në Drenas me porosi për Lladrovcin

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas ka reaguar dy ditë pasi Kuvendi Komunal ka vendosur që të plotësojë me anëtarë të rinj komisionin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale. Sipas VV-së, kryetarin Lladrovci po këshillohet keq nga bashkëpartiaku i tij Idriz Hyseni. Madje kjo lëvizje ka edhe disa porosi për kreun e komunës.
VV në Drenas me porosi për Lladrovcin
“Porosi për Kryetarin Lladrovci; Po këshillohesh keq nga bashkëpartiaku yt Idriz Hyseni cili nga dje është antarë i komisionit për dhënien në shfrytëzim të pronës publike.Mandati i këtij komisioni është i shkurtër dhe si i tillë më mirë të mos aktivizohej.Ramiz,Idrizi ka përvojë dhe për 17 vite rresht është i pari që kontriboj në keqqeverisjen në Drenas.Ai edhe sa ishte kryesues i asamblesë ishte fut në konflikt interesi me marrjen e një parcele për ndërtim të lartë.Kryetar mos tento të kontrabandosh pronën publike sikur ish kryetari Nexhati të cilin e këshillonte Idrizi.Para se të veprosh mendo se disa prona komunale statusin e tanishëm e kanë komunale por dije se ka prona të pakompenzuara për më shumë se 60 vite e këto informata nuk t’i jep as Idrizi as dikush tjetër”./DrenicaOnline/