Pritet ndërprerje e energjisë elektrike në Drenas, ja sa do të zgjasë

KEDS ka njoftuar se me daten 3 mars do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Drenasit. Sipas njoftimit, rryma do të mungojë prej orës 11:00 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Drenas te Xhamia, Drenas te Feronikeli, Drenas Qorrovit dhe Drenas Çikatovë. Arsyeja e shkyçjes është montimi i ormanit 630 kVA në trafon te Pazari.