Drenicasi Azem Deliu rrëfen reagimin e prindërve pas sulmit (Video)

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, shkrimtari i ri nga Skenderaj, Azem Deliu, ka folur për reagimin e familjes së tij, pasi shkrimtari u sulmua për shkak të një shkrimi, që nga një grup njerëzish u cilësua si ofendim ndaj profetit të myslimanëve, Muhamedit.
Deliu ka treguar se çfarë i kishin thënë familjarët, fillimisht kur ai vendosi të merrej me shkrime, edhe të llojit kundërshtues ndaj radikalizmit.
Shkrimtari ka folur edhe për kërcënimet që iu adresuan atij për sulm jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj anëtarëve të familjes së shkrimtarit.
Për më shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme: