Dr.Fadil Beka përkujton hapjen e ambulancës së parë në Drenicë për kurimin e pjesëtarëve të UÇK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Beka i cili vije nga fshati Ticë e Skenderajt që më tepër njihet si kirurgu i UÇK-së për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve, sot ka kujtuar momentin e hapasjes së Ambulancës së parë ushtarake në Kosovë, raporton DrenicaOnline.
Ai nëpërmjet profilit të tij në facebook ka publikuar një foto të pallakës njoftuese për hapjen e ambulanës, kjo me rastin e përvjetorit të 19 të bejetejs së Likoshanit e Qirezit.
“Me 28 shkurt të vitit 1998 në fshatin Ticë -Skënderaj në këtë shtëpi u themelua Ambulanca e parë ushtarake e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës në Zonat e luftës”, ka shkruar doktor Fadil Beka./DrenicaOnline/
Beje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU