Banorët e Shtrubullovës të pakënaqur me emrin e rrugës, i shkruajnë Lladrovcit e Bazajt (Letra)

Emërtimi i rrugëve në komunën e Drenasit ka ngjallë pakënaqësi të mëdha tek disa banorë të fshatrave të kësaj komune.

Ndër ta janë edhe banorët e fshatit Shtrubullovë, të cilët po kundërshtojnë emërimin  e rrugës, që lidh Shtrubulloven me fshatin Krajkovë.

Kjo rrugë sipas propozimit të Komisionit për emërimin e rrugëve dhe miratimit në Kuvendin Komunal do të quhet “Sokol Elshani”. Por, banorët e Shtrubullovës duan që rruga ta ketë emrin e “Agron Mehmetit”, dëshmorë i këtij fshati.

Lidhur më këtë pakënaqësi banorët e Shtrubullovës, i kanë shkruar një letër kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovcit dhe kryesuesit të asamblesë komunale, Naim Bazaj.

Ata u kanë dhënë kohë tri ditë Lladrovcit e Bajazjt që të takohet dhe të diskutojnë për zgjidhjen e këtij problem.

Banorët e këtij fshati kanë protestuar para komunës, në ditën kur asambleja komunale kishte në rend dite për votim propozimet për emra të rrugëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë