VV e Drenasit bënë homazhe në Likoshan e Qirez
Lëvizja Vetëvendosje në Drenas sot bëri homazhe me rastin e 19 vjetorit të rënies së dëshmorëve në Likoshan e Qirez.
Për homazhe ishin disa prej anëtarëve të qendrës së VV-së në këtë komunë.
Sot bëhen 19 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku të vendi i quajtur Te tre lisat, u zhvilluan luftimet e para mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Në luftimet e zhvilluara kanë mbetur të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24 civilë./DrenicaOnline/


