Opozita bënë homazhe në Likoshan dhe Qirez

Sot me rastin e 19 vjetorit të Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, në varrezat e dëshmorëve në Likoshan, bënë homazhe kryetarët e degëve të tri partive opozitare të Drenasit, z.Isa Xhemajlaj, z.Xhavit Drenori dhe z.Elmi Thaçi.
Beteja në Qirez e Likoshan ishte kushtrimi i parë i Luftës për Liri, këtu morën kufomat e para pushtuesit shekullor serb.
Në këtë vend ranë dëshmorët e parë të UÇĶ-së.
Kjo datë është e shënuar në Historinë e Drenicës dhe Kombit tonë.
Respekt për ata që morën pjesë në këtë Betejë dhe në Betejat tjera për Lirinë e Kosovës.
Lavdi të gjithë atyre që ranë për Liri./DrenicaOnline/


