Nisin procedurat për ndërtimin e një çerdhe në Tërstenik

Dje Kuvendi Komunal i Drenasit i ka dhënë dritën e gjelbër ndërtimit të një çerdhe në fshatin Tërstenik.

Propozim-vendimi për caktim të lokacionit për ndërtimin e çerdhes, prej katër propozimeve u miratua propozimi i dytë – lokacioni në Tërstenik, raporton DrenicaOnline.

Komuna së shpejti do të nis procedurat e mëtejme për ndërtimin e objektit e më pas do të bëhet edhe përzgjedhja e edukatoreve për këtë çerdhe.

Nuk ka informacione se brenda sa kohe duhet të përfundoj ky ndërtim dhe kur pritet të jetë e gatshme për fëmijët./DrenicaOnline/

Na ndiqni edhe në Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë