Berisha bënë nderime pranë lapidarit të të vrarëve në Likoshan e Qirez

Sot  19 vite me parë në Likoshan dhe Qirez, filloj një kapitull i ri sakrificës sonë si popull, duke vazhduar me pas me luftën e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe UÇK-së deri në çlirimin final që u arrit edhe fal aleateve tanë ndërkombëtare.

Në këtë përvjetor, asamblisti i Kuvendit Komunal nga radhët e Partisë Fjala, Vehbi Berisha ka bërë ndërtime pranë lapidarit të të vrarëve në këtë fshat.

“Dashtë Zoti, që këto ditë të sakrificës dhe krenarisë së popullit tonë, të na shërbejnë si udhërrëfyes për ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë Republikës së Kosovës, duke bërë një shtet ku sundon e drejta dhe të drejtit, ku për këtë vatan u derdh aq shumë gjak dhe u dhanë kaq shumë jetë njerëzish. Respekt dhe nderim i përjetshëm për të gjithë Dëshmoret dhe të renit për lirinë e Atdheut”, ka deklaruar Berisha./DrenicaOnline/

Na ndiqni edhe në Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë