Vendosen shenjat sinjalizuese në qendër të Drenasit

 

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka vazhduar projektin për rregullimin dhe ndërrimin e shenjave vertikale dhe horizontale në qendër të qytetit.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, znj. Lumnije Krapi gjatë monitorimit të punimeve, potencoi se punët për këtë projekt kemi vendosur t’i përfundojmë të shtunën për shkak se kumunikacioni është më pak i ngarkuar.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë do të vazhdojë me projektet tjera, me qëllim që t’ua lehtësojë jetesën qytetarëve të Komunës së Drenasit./DrenicaOnline/

Beje LIKE faqen:KLIKO KETU 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë