Tollovi para Komunës së Drenasit, protestojnë banorët për emërtim rrugësh

Disa banorë të fshatrave të Drenasit kanë protestuar për disa orë para Kuvendit Komunal në Drenas në shenjë proteste për emërimin e rrugëve të këtij fshati, raporton DrenicaOnline.
Banorët kanë kërkuar transparencë në emërimin e rrugëve dhe thonë se nuk i ka pyetur askush për emërimin e tyre.
Protesta është zhvilluar me tensione e britma nga protestuesit derisa asambilisët mbanin mbledhjen e radhës ku pikë e rendit të ditës ka qenë edhe shqyrtimi i propozimeve për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve tjera në komunën e Drenasit.
Burimet e DrenicaOnline kanë treguar se gjendja ka qenë e tensionuar gjatë gjithë kohës derisa është diskutuar nga asamblistët për emërtimin e rrugëve.
Policia ka mbikëqyr protestën vazhdimisht duke qëndruar në hyrje të komunës. Në orët e mbrëmjes ka përfunduar mbledhja e kuvendit komunal e bashkë me të edhe protestuesit janë shpërndarë. /DrenicaOnline/
Na ndiqni ne Facebook: KLIKO KETU