Protesta në Drenas

Rreth 40 banorë të fshatit Shtrubullovë të Drenasit kanë protestuar para Kuvendit Komunal në Drenas në shenjë proteste për emërimin e rrugëve të këtij fshati, raporton DrenicaOnline.
Banorët kanë kërkuar transparencë në emërimin e rrugëve dhe thonë se nuk i ka pyetur askush për emërimin e tyre.
Protesta është zhvilluar e qetë derisa asambilisët mbanin mbledhjen e radhës ku pikë e rendit të ditës ka qenë edhe shqyrtimi i propozimeve për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve tjera në komunën e Drenasit.
Policia ka mbikëqyr protestën ndërsa nuk raportohet për ndonjë incident./DrenicaOnline/
NA NDIQNI NE FACEBOOK: KLIKO KETU