Digjet një objekt në Korroticë të Ulët të Drenasit

Një objekt është kapluar nga zjarri në Korroticë të Ulët të Drenasit.
Rastin për DrenicaOnline e ka konfirmuar zyrtarja për informim në polici Florije Ahmeti.
Ajo ka thënë se pronari i lokalit e ka paraqitur rastin pas orës 01:00 ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit.
Këta të fundit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin ndërsa mësohet se përveç deve materiale nuk ka persona të lënduar.
DrenicaOnline mëson se shkaktar i këtij zjarri dyshohet se është energjia elektrike./DrenicaOnline/
Na ndiqni edhe ne Facebook: KLIKO KETU