Ky është versioni i policisë për djegien e shtëpisë në Negroc (Foto)

 

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh për media ka raportuar edhe për djegien e shtëpisë së Muhamet Shalës në Negroc të Drenasit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në orën 16:18 ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Në vend të ngjarjes kanë dalur njësit policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë./DrenicaOnline/

Për më shume lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KËTU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë