Komuna e Drenasit nesër vendos për emërimin e rrugëve (Dokument)

Nesër  do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal në Drenas. Njëra ndër pikat më të nxehta të debatit pritet prapë të jetë miratimi i vendimit për emërtimet e rrugëve, shesheve dhe institucioneve tjera, respektivisht emërtimet e reja dhe ndryshimet e propozuara.

“Ju bëj thirrje të gjithë Këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane të takohen këtë fundjavë dhe të diskutojnë propozimet që janë sjellur nga komisioni përkatës në Kuvendin Komunal për miratim”, ka deklaruar asamblisti i KK të Drenasit, Xhavit Drenori.

Komisioni komunal për shqyrtimin e ankesave, sipas tij, kishte raportuar në Kuvend se ka kontaktuar Administratorët për lokacionet nga kanë ardhë ankesat/kërkesat.

“Një gjë e tille nuk ka ndodhe megjithatë me fshatin Dritan (ish Dobroshec), sado qe ishin disa kërkesa për ndryshime dhe emërtime te reja të rrugëve në këtë fshat, madje kërkesa shumë të arsyeshme, të cilat nuk janë përfshirë në raport në përjashtim të dy prej tyre”, ka thënë ai./DrenicaOnline/

Na ndiqni në facebook: KLIKO KETU 

Ja emrat e rrugëve në gjithë komunën e Drenasit (LISTAT)

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë