Gjuajtje me armë në Shtuticë, plumbi godet veturën

Një plumb qorr ka goditur veturën e një banori të fshatit Shtuticë të Drenasit. Burimet e DrenicaOnline brenda policisë kanë treguar se rasti i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 23:15 të së shtunës.

Njësitet përkatëse të stacionit policor të Drenasit i janë përgjigjur menjëherë thirrjes ku kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

Për këtë rast është informuar menjëherë edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë që të hapë rastin “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ankuesi ka informuar policinë se nga një plumb qorr, është goditur parafango e veturës së tij e cila ishte e parkuar.

Në këtë rast nuk ka persona të lënduar ndërsa hetimet ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Për më shume lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KËTU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë