Zgjerohet Iniciativa Qytetare e Drenasit

 

Zyrtarë të Iniciativës Qytetare të Drenasit “Qëndresa” kanë deklaruar për portalin DrenicaOnline se së shpejti do të formohen nëndegët e kësaj iniciative në të gjitha fshatrat e Drenasit.

“Duke parë se qeverisja komunale e Drenasit lë shumë për të dëshiruar, kemi vendosur ta themelojmë Iniciativën qytetare dhe e njëjta dita ditës është duke u zgjeruar në të gjitha fshatrat e Drenasit”, ka deklaruar Murat Bylykbashi, kryetar i Iniciativës në Drenas.

Sipas tij, Iniciativa është derë e hapur për të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me qeverisjen e Drenasit.

Iniciativa tashmë ka edhe strukturën drejtuese të saj dhe shumë shpejt do të ketë edhe emra të tjerë në gjirin e saj./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KËTU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë