VV në Drenas: PDK po e zhvatë Kosovën që 18 vjet

 

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi ka kritikuar kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për deklaratën e tij që thotë se tani është koha të dëgjohet zëri i qytetarit.

Sipas Elezit, është dashtë të kalojnë 18 vite që të zhvatin popullin, pasurinë dhe perspektivën e vendit e tash të kërkojnë qytetarin i cili më nuk dihet se ku ndodhet.

“Sot dëgjova kryeparlamentarin duke thënë se koha është të dëgjohet zëri i qytetarit. Është dashtë të kalojnë 18 vite që të zhvatin popullin, pasurinë dhe perspektivën e vendit e tash të kërkojnë qytetarin i cili më nuk dihet se ku ndodhet. Kadriu po harron se hiq më larg se tash dy vite ikën nga Kosova mbi 100 000 qytetarë e shumë të tjerë nga 1000 tani për çdo ditë po ikin”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, ky ishte misioni i ri me Kosovën pa qytetarë dhe me ndarjen e Kosovës në pronarë tokash me vëllezër e motra të klaneve të famshme të njohura për popullin./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KËTU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë