Mulla Osmani: Azem dajë, mos luaj me ndjenjat e besimtarëve! (Video)

Imami i njohur nga Drenica, Mulla Osman Musliu ka reaguar pas sulmit që i është bërë një shkrimtari të Drenicës. Ai nëpërmjet profilit të tij në facebook i ka dërguar një porosi Azemit duke i thënë se në vend që të merresh me ngacmimin e besimtarëve shiko pak shkruj për temat që na mundojnë çdo ditë. Dajë, shkrimtarë dhe intelektualë bëhesh atëherë kur flet për popullin tënd dhe e arsimon atë.
Ky është statusi i plotë i Mulla Osman Musliut nga Drenica:
Kundër ngacmimit të ndjenjave dhe sulmeve fizike
As loja me ndjenja te besimtarëve nuk mund të cilësohet si liri; ashtu sikur nuk mund të sulmohet një njeri për mendimet e tij.
Liria e shprehjes nuk është mirë të përdoret për ngacmimin e ndjenjave të besimtarëve pa nevojë. Ngase liria e shprehjen në vetvete duhet të ketë pergjegjësinë. Nuk e kam ndërmend ta mbroj e as justifikoj veprimin idiotesk të cilit do “besimtarë” që paska kryer këtë veprim. Nëse ky djalë “besimtari” po e deshka kaq shumë Muhammedin a.s atëherë duhet që dashurinë ta shpreh në menyrën që vetë Ai na ka porositur: “Dhe kur të flasin ose provokojnë injorantët ti pëgjigju me selam apo paqe”.
Ndërsa për Azemin e kam një porosi pasiqë e kisha edhe daj: Daja im në vend që të merresh me ngacmimin e besimtarëve shiko pak shkruj për temat që na mundojnë çdo ditë. Dajë, shkrimtarë dhe intelektualë bëhesh atëherë kur flet për popullin tënd dhe e arsimon atë. Jo atëherë kur i ngacmon dhe ofendon besimet dhe ndjenjat e tyre. E nëse të duhet përkrahje edhe për mendimet që nuk pajtohem unë, nipi të mbronë me kaqikun e vetë.
Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KËTU