Jetonte me ndihmë sociale, i digjet shtëpia në Negroc (Foto)

 

Pasditja e së shtunës ishte e rëndë për familjen e Muhamet Shalës në Negroc të Drenasit. Atij ju dogj shtëpia në rrethana ende të panjohura.

Muhameti i cili jeton nga ndihmat sociale tashmë ka mbetur në oborr dhe nuk di se si do ta strehoj familjen e tij.

Familjarët e Muhametit më të parë se çfarë po ndodhë në shtëpinë e tij, kanë intervenuar bashkë me zjarrfikësit dhe policinë, mirëpo ishte e pamundur të shpëtohet nga zjarri, raporton DrenicaOnline.

Familjarët e Muhametit kanë lutur të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që t’i dalin në ndihmë atij në këtë ditë të vështirë./DrenicaOnline/

LIKE faqen e DrenicaOnline per me shume lajme: KLIKO KETU 


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë