Digjet një shtëpi në Negroc (Foto)

Një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri sot rreth orës 16:15 në fshatin Negroc të Drenasit.
Burimet e DrenicaOnline kanë treguar se shtëpia e djegur është në lagjen Shala dhe ende nuk ka informacione për shkakun e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit.
Zjarri është lokalizuar ndërsa DrenicaOnline do t’ju mbaj të informuar për rastin./DrenicaOnline/