Aksident i rëndë trafiku – ka të vdekur (FOTO)

(E plotësuar) Ka të vdekur nga aksidenti i sotëm në Gërlicë të Kaçanikut. Burime brenda policisë së Kosovës kanë thënë se ende nuk kanë arritur t’i nxjerrin kufomat e personave të përfshirë në aksident.
Aksident në Gërlicë të Kaçanikut
Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë, në afërsi të Kaçanikut, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Dëshmitarë kanë treguar se tre persona kanë mbetur të ngujuar në veturë ndërsa në ndihmë kanë ardhur zjarrëfikësit dhe policia e Kosovës.
Ende nuk dihet sa persona janë lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se ende nuk e dinë sa persona janë lënduar nga aksidenti i sotëm në afërsi të Kaçanikut.




