Vrasje në Pejë. Një i vdekur dhe një i plagosur

Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë rrugën “Besnik Lajqi”  në Pejë, është I.N.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media.

Më poshtë  komunikata e plotë e Policisë:

Ju informojmë se sot me datë 24.02.2017 rreth orës 12:10 në Rr. Besnik Lajqi në Pejë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur 2 (dy) persona: me inicialet  I.N. m/k/sh dhe B.N. m/k/sh.

Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes së informacionit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.

Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për tu ofruar ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe jemi në kërkim të dyshuarit tjetër.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë