Vajza e ushtarit të UÇK’së varroset sot – familjarët në Drenas s’kanë dyshime për rrethanat e vdekjes (Foto)

Nga aksidenti i mbrëmshëm që ndodhi në Fushë Kosovë, ku u mbyt me makinë vajza e Bedri Currit, Bleranda Curri, është hapur e pamja te familja Curri në Drenas

Gazeta Express raporton se varrimi i viktimës bëhet në ora 16:00 në varrezat e Korreticës së Drenasit. Në varrim gjithashtu do të bëhet pajtimi i familjeve, autorit që shkaktoi aksidentin Admir Salihu dhe familjes Curri.

Familjarët e viktimës Bleranda Curri kanë thënë për Express se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia.

Policia e Kosovës ka sqaruar se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia. Admir Salihu është arrestuar dhe po ende po mbahet derisa të hetohet tërësisht rasti.

I ati i saj, Bedri Curri është vrarë para 10 muajve. Ai gjithashtu dyshohet se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale./GazetaExpress/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë