Rrahja ndaj shkrimtarit të Drenicës, reagon Shoqëria Sekulare për Mendim Kritik

 

Shoqëria Sekulare për Mendim Kritik është thellësisht e shqetësuar për shkak të sulmit fizik që i është bërë shkrimtarit dhe të riut, Azem Deliu. “Është veçanërisht shqetësues fakti se sulmi ka ndodhur për shkak se ky i fundit kishte shkruar publikisht në rrjetin e tij social një mendim apo kritikë për profetin e Islamit, Muhamedin”, shkruan në njoftim.

Shoqëria Sekulare dhe Mendim Kritik thotë se sulmi ndaj të riut Azem Deliu, përveç që është vepër penale, përbën sulm ndaj fjalës së dhe mendimit të lirë.

“Shoqëria Sekulare për Mendim Kritik është gjithmonë në mbrojtje të sekularizmit dhe bashkëjetesës fetare në Kosovë. Rastet e tilla, të dënueshme, e cenojnë bashkëjetesën fetare mes komuniteteve dhe krijojnë precedent për veprime të ngjashme edhe nga pjesëtarë të tjerë të ndonjë komuniteti fetar që mund të jenë më të pirur ndaj dhunës.

Është e drejtë e secilit që të besojë, apo mos besojë në më shumë apo një zot. Gjithashtu është e drejtë e secilit të kritikojë besimin apo mosbesimin e tjetrit. Çfarëdo reagimi i dhunshëm jashta kritikës së arsyeshme të civilizuar kërkon reagim adekuat nga autoritetet shtetërore dhe nga përfaqësuesit përkatës fetarë”, shkruan në njoftim.

Të njëjtit, u bëjnë thirrje komunitetit mysliman dhe Bashkësisë Islame të distancohen nga sulmet e dhunshme dhe nga tendenca e disa grupacioneve fetare për veprime më radikale që cenojnë sekularizmin e shtetit tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë