Poetja Donika Gashi ironizon me sulmin ndaj Azemit

Poetja Donika Gashi ka ironizuar me rastin e sulmit të shkrimtarit nga Skenderaj, Azem Deliu. Ajo nëpërmjet profilit të saj në facebook ka shkruar se dyshon që gjithë ky rast ka të bëjë vetëm për të nxjerrë një raport në polici kinse ai është i kërcënuar dhe më pas të dalë në Evropë.
Statusi i saj i plotë i postuar në profilin e saj në facebook:
Qysh me mujt me gjetë dikend që m’sulmon bre, e me nxjerr nji raport n’polici, e mandej me dalë n’Evropë? Se ata ndryshe nuk po pranojnë imigranta ma.
N’hall jam. S’po di!!!
Veç me pyt Azemin! Nashta ma bon nji zgjidhje.
– Po a rrehet njeri veç pse osht n’zor me gjetë armiq në vend të vetin?! – E me i mbajtë pip n’kambë k’ta rojet modern t’diversitetit, të cilët heshtin para gjithçkaje tjetër pos para disa t’rinjve mendjelehtë e t’prekun që veten e identifikojnë si “besimtarë me stupc në krah”.
Mjerim për të dhunshmit e hala ma mjerim e mizerie për intelektualin që po synojka majat e letërsisë botërore tu e listu atdheun e tij si ekstremist e të dhunshëm, një nji aspekt që tradicionalisht e kemi rujt e kultivu me zemër.
Dhuna fizike vs. Dhuna psikologjike.
Të dyja humbëse.


