Arrestohet Admir Salihu nga Drenasi

Admir Salihu nga Drenasi është arrestuar mbrëmë nga Policia në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se e ka mbytur me veturë Bleranca Currin, 20-vjeçe.

Burime nga Policia kanë thënë për Insajderin se i dyshuari Salihu ka hyrë në semaforin e kuq duke goditur vajzën në vija të bardha me të dalë nga autobusi.

“I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Ai nuk e ka respektuar semaforin dhe si pasojë ka goditur këmbësoren”, kanë deklaruar në polici./DrenicaOnline/

Për më shume lajme nga Drenasi, bëjeni LIKE faqen tonë: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë