Shpallet tenderi për kanalizim të ujërave të zeza për tri fshatra të Drenasit

Komuna e Drenasit ka shpallur tenderin për kanalizim të ujerave të zeza për fshatrat Arrlat, Negroc dhe Llapushnik.

Sipas njoftimit, lënda e kontratës ka të bëjë: Me punë përgatitore, punë të gërmimit, transportit të materialeve dhe të ngjashme, hapja e kanaleve, vendosja e gypave, punë ndërtimore (punët e tubave) sipas kushteve dhe specifikave teknike të dhëna në dosjen e tenderit.

Vlera e këtij tenderi është 90 mijë euro.

DrenicaOnline mëson se në fshatin Arllat do të bëhet kanalizimi në gjatësi 2100 m, Negrovc 2000 m dhe Llapushnik po ashtu 2000 m.

Hapja e ofertave të tenderëve do të bëhet me 10 mars ndërsa nuk dihet saktësisht se kur do të nis puna në terren dhe kush do të shpallet fitues i tenderit 90 mijë eurosh./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi bëje LIKE faqen: KLIKO KËTU

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë