Zbulohet testi për ata që duan të bëhem mësimdhënës në Drenas (Dokument)

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori ka publikuar testin për mësimdhënës në komunën e Drenasit. Arsyeja e publikimit sipas Drenorit është pasi që shumica prej tyre nuk e kanë askënd të njohshëm në komunë prandaj e ka postuar atë falas pa kurrfarë kushti.

Ky është statusi i Drenorit bashkë me foto:

Ju që keni me ju nënshtru testit për mësimdhënës e nuk e keni askënd të njofshëm në komunë ose nuk keni bërë pazare politike për një vend pune në arsim në Drenas, urdheroni falas dhe pa kurfare kushti “testin frenues” të DKA-së.

Le te jetë shkollimi i Juaj, si diplomat, përvojat e punës kriteri i vërtetë për anagzhim në mësimdhënje, e jo ky test, i cili po i shërben DKA-së vetëm për ti larguar nga gara qytetarët që nuk kanë njoftësi apo nuk bëjnë pjesë klienetel në klanin e krimit politik në Drenas.

Ky test më është dhënë nga një qytetare (anonime), e cila me siguron se zyrtarët komunal të DKA-së, A. K. dhe H.E. para testimit të konkurentëve në konkrusin e fundit, u’a kishin dhënë të paktën dy konkuruesve paraprakisht këtë test.

Më këtë vetëm se po dëshmohet se z. Lladrovci nuk ka fuqi me e ndalë dhe denu krimin e organizuar në arsim në Drenas (nëse veq nuk po i punon kontra administrata pas shpine).

Argument se z. Lladrovci të paktën për një punësim të parapregaditur në arsim në Drenas, nga konkursi i fundit, është fakti i anagzhimit në shkollën e mesme teknike të një ish aktivisteje të Vetëvendosjës, e cila së fundi kaloj në PDK si pjesë e pazareve politike.

Megjithatë ky rast dhe rastet tjera nepotiste e klanore do të jenë pjesë e një debati të ashpër në mbledhjen e radhës së kuvendit komunal në Drenas me 27.02.2017.

Komuna nga plaqka Demaku, dalngadal po kalon në plaqkën Lladrovci.

E ne (disa aty), nuk do të lejojmë.

Komuna është e qytetarëve të saj e jo e poltikanëvë me mendjësi diktatori/krimineli.

PS.: informacionet që na vijnë nga Inspektorati i arsimit në MASHT dhe hetues në irganet gjegjëse, përgjegjësia penale për shkatërrim të arsimit në Drenas mbajnë nga ish kryetari Demaku, ish Drejtori i DKA-së Tahiraj, por edhe zyrtarët konunal në këtë drejtori për bashkpjesëmarrje ne “krim të organizuar”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë