Me 12 mars Demarkacioni kthehet në Kuvend?

Të premten me 24 shkurt pritet të përfundojnë diskutimet publike të draft-raportit  të Komisionit Shtetëror të Qeverisë për matjen e territorit.

Me përfundim të raportit, kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se do të mbahet edhe seanca për Demarkacionin, duke thënë se një gjë e tillë do të ndodh  në fillim të marsit pa përmend ndonjë datë të saktë.

Mirëpo, burime të Indeksonline tregojnë se seanca për ratifikimin e Demarkaiconit planifikohet të mbahet me 12 mars.

Kjo pritet të jetë edhe hera e dytë kur Demarkacioni do të sillet në Kuvend për t’u ratifikuar, pasi hera e parë ishte ajo në shtator të vitit të kaluar ku me shumicë të votave kundër, ai dështoi të kaloi.

Qëndrimin kundër Demarkacionit vazhdojnë ta mbajnë opozita duke thënë se do bëjnë çmos për ta kundërshtuar atë.

Kundër vazhdojnë të jenë edhe disa deputet të pozitës, të cilët po konsiderojnë se me versionet të cilat  po jepen nga Komisioni Shtetëror, Kosova po humb territor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë