Rexhep Hoti: PDK e ka qëndrimin e qartë për Demarkacionin

Zëvëndësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti që vjen nga PDK duke komentuar punën e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës ka thënë se kjo ishte më shumë për të bindur deputetët e LDK-së.
Hoti ka thënë se PDK e ka qëndrimin e qartë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
“Në qoftë se flasim përtej poltiikës, kjo matje ishte më shumë për deputetet e pabindur të LDK-së”.
“PDK e ka të qartë çështjen e Demarkacionit dhe për këtë e ka votën unanime. Nuk është e vërtetë se në PDK ka pas rebelim, më së shumti mund të jenë një ose dy kundër”.
Zëvendësministrit Hoti që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se “nuk ka asnjë institucion që mund të ekzistojë pa marrë vendime të mëdha që i hapin përspektivën zhvillimit të vendit”.
“Çështja e Demarkacionit dhe formimi i ushtrisë janë vendime të mëdha. Ne duhet të jemi serioz përballë vendimeve ndërkomëbatre. Për PDK-në është me rëndësi që të fitojë Republika e Kosovës”.