Dyshohet në Norvegji është hedhur një bombë atomike, e tërë Evropa përfshihet nga rrezatime radioaktive

Evropa që nga muaji janar është përfshirë nga rrezatime të forta radioaktive, burimi i të cilave vijë nga malet e Norvegjisë në detin e veriut.

Autoritetet e BE-së kanë qenë të informuara për fenomenin por ky informacion është mbajtur sekret për të mos përhapur panik, shkruan The Independent, transmeton Indeksonline.

Gjetja e Jod 131, një material radioaktiv i bërë nga njeriu i cili gjendet në bombat atomike, është shpërndarë në gjithë territorin e Evropës, por që askush nga autoritetet e sigurisë në Evropë nuk ka ndonjë shpjegim, ose mbahet i fshehur.

Në fillim të muajit janar materiali radioaktiv Jod-131 është gjetur në Norvegji i cili tani me një shpejtësi të madhe e ka përfshirë gjithë pjesën më të madhe të Evropës.

Sipas The Independent, SHBA-ja ka dislokuar avionë të specializuar për të fluturuar mbi Evropë për ta lokalizuar atë, por një përpjekje e tillë ka dështuar.

Teoricienët e konspiracionit kanë theksuar faktin se përhapja zë fill nga Norvegjia veriore, ku Rusia mund të ketë drejtuar një test të fshehtë bërthamore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë