Drenori paraqet shkelje në konkursin e Komunës së Drenasit (Dokument)

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori ka paraqitur shqetësimet e disa aplikantëve që kanë konkurruar për pozitat në administratën komunale të Drenasit e që janë shpallur me 13 të këtij muaji.
Ky është statusi i Drenorit i plotë i publikuar në facebook:
Rreth shqetësimit të disa aplikuesve të ngritur tek unë.
Sot disa qytetarë me janë drejtuar me shqëtësimin se sot nuk u janë pranuar aplikacionet për pozitat në administratën komunale të shpallura me 13.02.2017.
Logjikisht, sot në ora 16:00, do duhej të ishte dita e fundit e aplikimit e jo dje!
8 ditët për aplikim do duhej të fillonin me 14.02.2017 dhe afati për aplikim të vazhdonte të ishte i hapur deri sot, dt. 21.02.2017.
Rreth ditëve të festës dhe fundjavës, se a nomërohen në 8 ditët e konkursit të hapur, pasdite u konsultova me avokatin tim.
Ai pohoi me kompetence se në ditët e konkursit të hapura numërohen edhe ditët e festës dhe fundjava.
I vetmi përjashtim vlen kur dita e fundit për aplikim i bie të jetë fundjavë, atëherë afati shtyhet deri në ditën e parë të punës.
Të gjithë aplikuesve që sot nuk u janë pranuar aplikacionet i ftoj të vijnë tek zyra ime dhe bashkarisht të ushtrojmë ankesën përmes avokatit tim (me shpenzime të mija).
LIKE faqen e DrenicaOnline: KLIKO KETU