Mirëpritet iniciativa qytetare në Drenas

Disa qytetarë të komunës së Drenasit, të pakënaqur me qeverisjen komunale në këtë qytet, kanë themeluar një iniciativë qytetarë që kanë vendosur ta quajnë “Qëndresa”.

Ish kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, i cili ishte befasia e zgjedhjeve të fundit, Xhavit Drenori thotë për Indeksonline se sa më tepër iniciativa të tilla, rritet edhe konkurrenca dhe me rritjen e kësaj bëhet edhe rritja e demokracisë.

Por Drenori nuk ka shumë informacione për iniciativën e themeluar në këtë komunë.

“Nuk kam qenë në dijeni për një iniciativë të tillë dhe nuk e di se kush është personi i cili po e udhëheqë këtë inicativë”, ka thënë Drenori duke shtuar se sa më tepër që ka iniciativa të tilla, respektivisht parti politike që do janë garuese, rritet edhe konkurrenca dhe me rritjen e kësaj bëhet edhe rritja e demokracisë.

“Dhe sa për mua kjo nuk ka asgjë të keqe. Si çdo iniciativë, çdo formim i grupeve të ndryshme të interesit të cilat donë të shtyjnë një kauzë përpara për të mirën e qytetarëve është pozitive”,ka shtuar Drenori.

Ai ndër të tjera ka shtuar se praktikat e kaluara të partive politike ka dëshmuar që nuk është qeverisë mirë dhe se tani Drenasi ka nevojë për iniciativa të tilla./DrenicaOnline/

Beje LIKE faqen e DrenicaOnline per me shume lajme: KLIKO KETU

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë