Është kapur në kamera momenti kur një shofer dyshohet se ka vozitur qëllimisht në korsinë e kundërt të autostradës duke e vrarë një grua në Australi.
Dëshmitarët e rastit e kanë xhiruar momentin kur shoferi 45-vjeçar, kaloi pranë dhjetëra automjeteve në një autostradë në Australi të shtunën në mëngjes, transmeton Express.
Shoferi me xhipin e tij Toyota është goditur ballë për ballë me një makinë tjetër, duke e vrarë vozitësen e saj dhe duke e lënduar rëndë një udhëtar.
Edhe shoferi i Toyotas ka marrë lëndime të rënda./Gazeta Express/
Është kapur në kamera momenti kur një shofer dyshohet se ka vozitur qëllimisht në korsinë e kundërt të autostradës duke e vrarë një grua në Australi.