Lladrovci punon edhe vikendeve, takon qytetarët (Foto)

Një ditë pas Festës së Pavarësisë, kryetari i Komunës së Drenasit Raniz Lladrovci me bashkëpunëtorë, ka vizituar fshatin Fushticë e Epërme.
“Në bashkëbisedim me ta, i njoha se kërkesat e tyre së shpejti do të bëhen realitet”, ka deklaruar Lladovci, transmeton DrenicaOnline.
Ai ka thënë se shkolla do të ndërtohet me investimet nga Ministria e Arsimit, ndërsa nga Ministria e Infrastrukturës do të asfaltohen segmentet e rrugëve të këtij fshati. Pjesa e papërfunduar e kanalizimit të fshatit do të përfundojë po ashtu këtë vit.
“Me angazhimin e kryetarit Veseli dhe nivelit qendror, premtimet për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në këtë fshat do të realizohen. Ju faleminderit për besimin!”, ka thënë kryetari./DrenicaOnline/
Beje LIKE faqen e DrenicaOnline per te marre lajmet i pari: KLIKO KETU