Intervistë me Vehbi Berishën: Banorët e Drenasit me halle të shumta

 

Kryetari i partisë “Fjala”, Dega në Drenas, Vehbi Berisha në një intervistë Ekskluzive për “DrenicaOnline” ka folur për hallet e qytetarëve të Drenasit, ku sipas tij janë të shumta sepse janë grumbulluar me vite tëra. “Kur Komuna e Drenasit shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme e vetme në terë Kosovën, vetëm atëherë e fitoj vëmendjen edhe të Qeverisë se Kosovës pasi që doli e vërteta në shesh në lidhje me mungesën e infrastrukturës, problemet e shumta në arsim, shëndetësi, problemet e shumta me pronat komunale e në shumë fusha të tjera”, ka deklaruar Berisha duke shtuar se problemet kryesore të Drenasit janë kryesisht në infrastrukturë, ku kjo pikë i godet edhe fshatrat e shumta por edhe vet qytetin Drenasin dhe qytezën Komoranit. Ish-kandidati për kryetar komune, njëherësh edhe asamblistë në Kuvendin Komunal të Drenasit, ka folur edhe për punën e kryetarit Lladrovci dhe për shumë tema të tjera në interes të banorëve të Drenasit me rrethinë.

Drenicaonline: Si janë ndarë projektet për asfaltimin e rrugëve gjatë këtij viti në nivel komunal?

Vehbi Berisha: Së pari me lejoni të ju përgëzoj për punën e mirë të cilën po bëni në lidhje me informimin e qytetarëve të Drenasit por edhe më gjerë, në lidhje me zhvillimet të ndryshme në vend. Sa i përket ndarjes së projekteve për asfaltimin e rrugëve, vendimi për to është marrë qysh në shtator të vitit që e lamë pas dhe Kryetari i ri i komunës veç e ka gjet buxhetin e miratuar nga Kuvendi Komunal i Drenasit. Natyrisht se kam pas pakënaqësi në lidhje me ndarjen e projekteve kapitale sepse ka qenë në shpërpushje në mes të disa kërkesave të qytetarëve si dhe projekteve të ndara  dhe aq me keq ka lagje dhe fshatra për të cilat nuk është as edhe një cent për projekte kapitale edhe pse ata banor për çdo ditë paguajnë taksa komunale dhe taksa tjera të vendit. Padyshim se pika më e dobët e projekteve në lidhje me asfaltimin e rrugëve ka qenë dhe është cilësia e dobët e asfaltit të shtruar, ku ketë më së miri këtë e dinë qytetarët e Drenasit sepse po thuajse nuk ka rrugë e cila është asfaltuar deri me tani nga komuna e që ka rezistuar pa u prishur më shumë se dy vite dhe pikërisht kjo është treguesi më i mirë për nivelin e cilësisë së asfaltimit të rrugëve në Drenas.

Drenicaonline: Si e shihni punën fillestare të kryetarit Lladrovci?

Vehbi Berisha: Kryetari z. Lladrovci në seancën e parë të Kuvendit Komunal të Drenasit për ketë vit pati thënë se me 1 Shkurt do të prezantoj tërë ekipin e tij të drejtorëve për të gjitha drejtoritë komunale, gjë të cilën nuk e ka beri sepse ai ka emëruar drejtoret në drejtorit tjera përveç në dy dikasteret kryesore të cilat janë në interes të veçantë për Komunën e Drenasit dhe qytetaret, siç janë: Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrit, ku ende për këto dy drejtori mungojnë emërimet e reja. Ndoshta kjo edhe tregon mungesën e guximit të emërimit të drejtoreve profesional dhe të guximshëm pasi që problemet më të mëdha të Komunës së Drenasit janë të grumbulluara nder vite në këto dy drejtori, sa që vet shkarkimi i drejtorit të Arsimit z. Sadik Tahiraj erdhi si pasoj e presionit publik që u bë me rastin e publikimit të falsifikimit të notave në SHFMU “Shotë Galica” në Terrdevc. Ndërsa çështja e pronave komunale është problematik edhe ma komplekse sepse ende nuk kemi një evidencë të plotë për pronat komunale dhe uzurpatoret edhe pse disa herë radhazi e kemi kërkuar në kuvend që të na vjen një raport përmbledhës për pronat komunale dhe gjendjen e tyre. Unë edhe ne ditën e dhënies së betimit Kryetarit z. Lladrovci, pasi që ia kam uruar fitoren, kam thënë se mjafton për të, vetëm realizimi i premtimeve të cilat i pat dhenë gjatë fushatës zgjedhore i cili pati premtuar 13 milion investime kapitale tjera përveç buxhetit komunal të Drenasit.

Drenicaonline: Cilat janë hallet kryesore të banorëve të Drenasit dhe sa po bënë komuna për zgjidhjen e tyre?

Vehbi Berisha: Hallet e qytetarëve të Drenasit janë të shumta sepse janë grumbulluar me vite tëra, ku deri me tani kur Komuna e Drenasit shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme e vetme në terë Kosovën, vetëm atëherë e fitoj vëmendjen edhe të Qeverisë se Kosovës pasi që doli e vërteta në shesh në lidhje me mungesën e infrastrukturës, problemet e shumta në arsim, shëndetësi, problemet e shumta me pronat komunale e në shumë fusha të tjera. Problemet kryesore të Drenasit janë kryesisht në infrastrukturë, ku kjo pikë i godet edhe fshatrat e shumta por edhe vet qytetin Drenasin dhe qytezën Komoranit, ku edhe ato punime të cilat janë përfunduar qoftë asfaltim, kanalizim, ujësjellës, trotuar etj nuk janë kryer si duhet. Problemet e shumta nëpër institucione të ndryshme si: Stacioni i Autobusëve që ka mbet pa menaxhim, pastaj Arsimi dhe pronat komunale janë punët me të vështira që kërkojnë trajtim emergjent. Duke pas parasysh problemet që i ceka Komuna ende është duke u marr me problemet anësore “të lehta” dhe jo me problemet kryesore të cilat kanë bërë që Komuna e Drenasit të mbes shumë prapa nga Komuna tjera fqinje në çdo fushë./DrenicaOnline/

Për më shume lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen e DrenicaOnline në Facebook: KLIKO KETU  

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë