EKSKLUZIVE: Themelohet një Iniciativë qytetare në Drenas

Rreth 5 mijë e 800 votues të Drenasit, të pakënaqur me qeverisjen komunale kanë vendosur të themelojnë një iniciativë qytetare të quajtur “Qëndresa”.
DrenicaOnline ka mësuar se kryetar i Iniciativës qytetare në Terstenik është zgjedhur Murat Bylykbashi.
Rreth kësaj iniciative, fillimisht janë përfshirë banorë të fshatrave, Tërstenik, Polluzhë, Verbovc dhe Shtuticë.
Sipas dokumentit që posedon “DrenicaOnline”, qëllimi i krijimit të kësaj iniciative është zhgënjimi dhe lodhja me premtimet boshe, mospërfshirja e aktivistëve në punësim e avancim, ku llogaritet se 5800 votues janë të anashkaluar.
DrenicaOnline posedon edhe procesverbalin e këtij aktiviteti dhe fotografitë ekskluzive të themelimit të iniciativës./DrenicaOnline/
Beje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU