Shemsi Elezi ironizon me punimet në lumin “Drenica”

Pas publikimit të lajmit nga “DrenicaOnline” sa i përket përurimit të fillimit të punimeve për meremetimin e shtratit të lumit Drenica, ka ardhur reagimi i Shemzi Elezit, kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas.

Sipas Elezit, gurthemeli për punimet në këtë lum kanë nisur në vitin 2009 dhe po del që lumi Drenica është mi gjatë se Lumi Nil!

“Po del që Lumi Drenica të jetë më i gjatë se Lumi Nil. Që nga viti 2009 për herë të tretë vihet guri themeltarë. Andaj ministri Shala ka me çka krenohet në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Elezi.

Beje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë