Ministri nga Drenasi Ferat Shala uron bashkëvendasit për projektin

Më rastin e përurimit në fillimin e punimeve për ndërtimin e fazës së tret të shtratit të lumit “Drenica”, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka thënë se ky projekt është duke u financuar nga ministria që drejton ai, me ç’rast edhe ka uruar të gjithë qytetarët e kësaj komune për projektin në fjalë.

“Unë sot së bashku me kryetarin e Kuvendit, me kryetarin e Komunës dhe deputetë të zonës dhe përfaqësues lokal jemi këtu në përurimin e llotit të dytë të lumit Drenica, gjegjësisht të një pjese të lumit Drenica, projekt ky i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Lloti i dytë kap gjatësinë 1.3 km dhe shuma kap vlerën 689 mijë euro”, tha ai./DrenicaOnline/

Beje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Fcebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë