KQZ paguan komisionerët e angazhuar në zgjedhjet e Drenasit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ekzekutuar mjetet për komisionerët e angazhuar në balotazhin e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Drenasit.

DrenicaOnline ka mësuar se ekzekutimi i mjeteve është bërë të mërkurën dhe tani të gjithë komisionerët janë paguar për punën e bërë.

Shuma e paguar për një komisioner është 60 euro, njëjtë sikur në raundin e parë të zgjedhjeve, por jo edhe sikur në zgjedhjet e kaluara kur KQZ paguante komisionerët 75 euro./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë