Kadri Veseli: Drenasin do ta bëjmë një qytet të bukur

 

Më rastin e përurimit në fillimin e punimeve për ndërtimin e fazës së tret të shtratit të lumit “Drenica”, i pari i legjislativit të vendit, Kadri Veseli theksoi se ky projekt do t’ua lehtësojë jetën e qytetarëve të kësaj komune dhe se Drenasin do të bejmë një qytet me të bukur dhe urban ashtu siç e meriton.

“Ky është vetëm fillimi i investimeve në këtë vit, do të jenë investime edhe rreth 15 milionë euro në komunën e Drenasit nga Qeveria qendrore dhe nga pushteti komunal. Do të ketë investime të cilat asnjëherë më parë nuk i ka parë kjo komunë dhe do të vazhdojmë Drenasin ta transformojmë në një qendër moderne urbane dhe atë çfarë kemi premtuar të jetë në një qendër industriale dhe të bizneseve për arsye se Drenasi i ka të gjitha mundësitë që të jetë një shtytëse e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai ka pohuar se ky projekt do të vazhdojë dhe do të përfundohet deri në fund duke vazhduar për në Komoran e pastaj edhe nga pjesa e “Ferronikelit”.

“Janë 1 milionë e 600 mijë euro që kryetarit të komunës i’u kanë bartur për infrastrukturë nga MI-ja. Këto projekte do të vazhdojnë për arsye se i kemi borxh këtij vendi, sepse ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës”, ka pohuar Veseli. Ai ka shtuar se simbolika e këtij projekti është pikërisht që po fillon në kohën kur edhe është shpallur pavarësia e vendit./DrenicaOnline/

Beje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë