AAK kërkon zgjedhje posa të lirohet Haradinaj

Partia e Ramush Haradinaj po kërkon zgjedhje të reja. Por, jo pa u liruar Ramush Haradinaj nga ndalimi në Francë. Idenë për zgjedhje të reja është duke e shtyrë përpara edhe PDK, NISMA e Vetëvendosjes. E vetme që po kundërshton zgjedhje të reja para kalendarit është LDK. Megjithëkëtë, deputeti i AAK’së, Bali Muharremaj thotë se zgjedhjet duhet mbajtur sa më shpejt.
Ai po ashtu ka theksuar se sa i përket zgjedhjeve të vendit, AAK-ja nuk mendon njëherë për këto, për arsye se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj është duke qëndruar i izoluar në Francë, ndërsa sipas mendimit personal të tij zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt.
Në një intervistë për Indeksonline, deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj ka treguar se Kosova ka merituar në këto 9 vite që tashmë t’i ketë të kryer çështjet si: Ushtria, liberalizimi I vizave dhe vendet të reja pune.
“Për 9 vite është dashur që së paku ti kishim themelet e zhvillimit ekonomik e jot ë jetë e degraduar gjithçka për të keç. Keq është arsimi, shëndetësia, siguria. Realiteti po e dëshmon kështu”- ka thënë ndër të tjera Muharremaj.
“Ky 9 vjetor po vie si vit krize duke ik rinia nga vendi. Ky 9 vjetor është pa Ramush Hardinaj. Ky 9 vjetor po vie fatin e të zhdukurve si temë e pazgjidhur e shumëçka tjetër. Sidoqoftë ne duhet ta rikthejmë shpresën për të ardhmen. Liria ishte meritë e atyre që ranë. Shteti i mirëfilltë është obligimi ynë”- ka përfunduar Muharremaj.