A po refuzojnë amerikanët e Donald Trumpit të takohen me Hashim Thaçin në Munih?

Presidenti i Kosovës vetëm si shikues në Konferencën më të rëndësishme në rruzullin tokësor kur Siguria Globale është në pyetje?

Po. Dhe për këtë flet agjenda e Konferencës në fjalë e cila mund të lexohet KËTU.

Dhe në bazë të kësaj agjende del që Presidenti i Kosovës nuk ka asnjë prezantim zyrtar në asnjërën prej tryezave të parashikuara dhe diskutimeve të parapara. Fakt është që këtë s’e kanë as zyrtarë tjerë nga Ballkani pasi që Ballkani sivjet nuk është fare temë. Vetëm se ata nuk kanë dërguar Presidentë të vendit.

Cili është pra roli i qëndrimit të Thaçit në Munih? Takimi me Mogherinin? Me siguri që jo.

Qëllimi i tij është që natyrisht të takojë sidomos zyrtarë amerikanë: Zv./Presidentin Mike Pence, Ministrin e Mbrojtjes Mattis, Senatorët Republikanë.. Dhe t’i takojë aq sa në Profilin e tij të na dërgojë ndonjë foto “suksesi”.

Tash për tash ato foto po mungojnë.

E edhe nëse do të ngjajnë: Thaçi s’ka bërë ndonjë lajm për Kosovën por për albumin e tij personal.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë