Kështu ndodhi plagosja në Drenas

 

DrenicaOnline ka mësuar se plagosja e mbrëmshme në qendër të Drenasit ka ndodhur nga dy persona të armatosur në një pikë karburanti.

Të dyshuarit me kallashnikovë kishin shtënë në drejtim të punëtorit të pompës duke e lënë të plagosur punëtorin.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin por deri më tani nuk ka informacione për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve.

Ky është rasti i dytë i plagosjes që ka ndodhur këtë vit në Drenas, rasti tjetër kishte ndodhur ditë më parë në Komoran./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë