Edi Rama bllokon Komoranin

 

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë për përvjetorin e 9 të pavarësisë së Kosovës, ka shkaktuar tollovi në komunikacion.

Rruga Prishtinë-Skenderaj pothuajse është e mbushur me zyrtar policor të cilët po bëjnë sigurimin e Ramës e që është hera e tretë brenda muajit që policët detyrohen të dalin të qëndrojnë në rrugë me orë të tëra derisa të kalojë eskorta e kryeministrit Rama.

Qytetarët janë të revoltuar me këtë gjendje e cila po përsëritet shpesh në trafik.

DrenicaOnline iu sjell fotot nga Komorani ku shihen kolona të gjata të automjeteve, pasi Policia ka bllokuar rrugën derisa aty të kalojë Rama me zyrtarët e tij, i cili ka shkuar në Prekaz për të bërë homazhe./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë