Detaje nga vrasja e dyfishtë në Vushtrri

 

Një burrë vrau fqinjin e tij dhe më pas e vrau edhe gruan, ngjarje kjo që ndodhi në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, mbrëmjen e së enjtes.

Ndonëse ende nuk dihen arsyet që çuan në këtë akt makabër, GazetaExpress merr vesh se dorasi tashmë është arrestuar, ndërkaq është gjetur edhe arma më të cilën dyshohet se e kreu krimin.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës. Ai pranoi se viktima femër ishte gruaja e dorasit.

“Jemi ende në fazën fillestare për shkak se është një proces që di të zgjasë, ajo çka deri tash është e njohur, është se dorasi ka kryer vrasje. E ka vrarë gruan e tij dhe një person tjetër për të cilin nuk e ka vrarë atë afër, por e ka vrarë në një tjetër lokacion në zonën e atij fshati”, sqaroi Zahiti për Express.

Ai tha se ende nuk dihen raportet se çfarë kanë qenë mes tyre, ndërsa dy kufomat janë në obduksion në mjekësinë ligjore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë