Musliu kujton Lushtakun, Selimin, Haradinajn dhe vëllezërit Demaku (Foto)

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kujtuar Sami Lushtakun, Sylejman Selimin, Ramush Haradinajn dhe Fadil e Nexhat Demakun, duke thënë se  atyre po u mohohet padrejtësisht liria.

“Emrat tuaj janë vula e shtetit tonë”, ka shkruar ajo, duke iu referuar edhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së që po mbahen nëpër burgje, përcjellë Indeksonline.

Lexoni komentin e plotë të Musliut:

Sot ne vigjile te 9 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, perveq tregimeve per heronjet, deshmoret, martiret, flamurin, shtetin dhe Lirine, femijve tane duhet te ju tregohet edhe per shume burra qe edhe sot po e paguajn shtrenjte qmimin e lirise dhe shtetsise se Kosoves ! Ne France, Dyz, Dubrave e Lipian eshte nje pjese e rendesishme e tregimeve te historise se Kosoves jane shume burra qe padrejtesisht u mohohet liria. #SylejmanSelimi #SamiLushtaku #RamushHaradinaj #VllezeritDemaku dhe ju pjestar tjer te UÇK-se, emrat e juaj jane vula e shtetit tone!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë