Inspekcioni në Drenas konfiskon produkte me afat të skaduar

Njoftohen qytetarët e Komunës së Drenasit se Drejtoria për Inspeksion konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore për shkak të qarkullimit në treg të disa produkteve nga  prodhuesit “Bawella” me prejardhje nga Turqia, cilat janë me data të ndryshuara dhe të dyshimta .

Në këtë aksion është  bërë kontrollë sanitare rreth artikujve ushqimorë dhe atyre higjenik  në të gjitha lokalet afariste në Komunën e Drenasit dhe në këtë rast është bërë edhe largimi e asgjësimi i artikujve ushqimorë dhe higjenik  me afat të skaduar.

Ndërkaq gjatë këtyre inspektimeve shuma e artikujve të konfiskuar  është në vlerë prej 291,76 €.

Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontrollë kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë do të merren masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosovës në fuqi, me nr. 2003/22 .

Kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.

Nr kontaktues të Drejtorisë: tel. 03820040806 /038 20040901

LIKE faqen e DrenicaOnline: KLIKO KETU

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë